Flash News

KRYESORE

“Në djall vaftë”, çfarë tha Gjetan Gjetani një ditë para se Rama ta përjashtojë nga grupi i PS

“Në djall vaftë”, çfarë tha Gjetan Gjetani

Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama shkarkoi ‘live’ deputetin e PS, Gjetan Gjetanin nga grupi i Partisë Socialiste.

“Mirë ka bërë që nuk ka ardhur këtu deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër përveçse ka shantazhuar njerëzit dhe madje ka kërkuar të emërojë edhe drejtorët e policisë në Kurbin. Në djall vaftë!”, deklaroi Rama.

Vendimi i Ramës erdhi vetëm një ditë pasi deputeti i Kurbinit kritikoi ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sa i takon nivelit të krimit në vend.  Ai kërkoi që Xhafaj të thërritej në interpelancë në Kuvend për të dhënë shpjegime për bandat kriminale në të gjithë Shqipërinë.

Deklarata e plotë e Gjetan Gjetanit:

Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Kurbin, me kane shqetesuar shume. Duke bere qe, ne Kurbin, te mos ndihemi te sigurte. Eksploziv, kercenim me arme dhe vrasjen e dy te rinjeve, tregon qe, policia eshte hallke shteterore shume e paafte. Kjo tregon , se ne Kurbin, kane sjelle oficere dhe drejtues policie te paafte te korroptuar dhe ordinere. Si deputet i kesaj zone, kam pas ankesa te shumte nga qytetaret te cilat do ti bej publike ne Parlament. Brenda muajit Shtator do kerkoj interpelance me ministrin e brendshem, dhe nqs nuk do te marre masa per pastrimin e Komisariatit te plolicise Kurbin, une i pari do ngrihem ne proteste, duke kerkuar mbeshtetjen e gjithe qytetareve te Kurbinit pa marre parasysh ngjyrat politike.

Të fundit