Flash News

KRYESORE

“Në djall vaftë Turqia”, djali i kryeministrit izraelit provokon me foton e tij

Yair, djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pas qëndrimit të Turqisë në lidhje me protestën në Gaza, në një postim në Instagram ka reaguar ashpër ndaj Turqisë.

"Në djall Turqia", shkruan  Yair. Në foton e postuan në Instastory-n e djalit të kryeministrit simboli i hënës në flamurin turk kishte marrë vendin e shkronjës C në fjalën “Fuck”, duke provokuar në këtë mënyrë Turqinë.

Ky postim vjen pasi Turqia dëboi nga Ankaraja ambasadorin e Izraelit, Eitan Naeh, pas masakrës që ushtria e Izraelit ushtroi mbi palestinezët në Gaza, ku mbetën të vrarë 62 persona dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë.

Ankaraja gjithashtu tërhoqi ambasadorin e saj në Tel Aviv së bashku me ambasadorin e saj në SHBA.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu ka sulmuar Netanjahun, duke e quajtur atë "kryeministrin e një shteti të aparteidit" dhe duke pretenduar se ai kishte "duar e lyera me gjakun e palestinezëve". Ndërsa Netanjahu u përgjigj duke i thënë se edhe ai i “ka duart me gjakun e shumë qytetarëve kurdë në Turqi dhe Siri”.

Më pas djali i kryeministrit të Izraelit,Yair, e ka fshirë foton nga llogaria e tij, por screenshotet janë duke u shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

Turqia poshtëron ambasadorin e Izraelit, e ‘zhvesh’ në aeroport

 

Të fundit