Flash News

KRYESORE

“Në dreka dhe darka ilegale”, Vasili për ndërkombëtarët: Miti i pagabueshmërisë tuaj ka rënë

“Në dreka dhe darka ilegale”, Vasili për

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili vlerëson se vendimi i opozitës për djegien e mandateve dhe protestat do shpëtojnë demorkacinë në Shqipëri. Në një status në ‘Facebook’, Vasili nuk lë pa shigjetuar edhe rolin e ndërkombëtarëve, për të cilët thotë se kanë bërë hapa prapa me qëndrimet e tyre.

“Me te tilla sjellje e qendrime nderkombetaret kane hedhur per fat te keq vetem hapa pas, sepse dialogun e hapur e parimor e kane zevendesuar me dreka e darka ilegale perpunimi opinionesh e individesh artificialë,kane zevendesuar ne mjaft raste ngulmimin per demokracine vertete dhe kontrollin e balancen e shtetit me megafonimin e tezave te propagandes se qeverise, duke zhgenjyer qytetaret dhe duke zbehur thelle peshen e fjales e te ndikimit te tyre ne zgjidhjen e situatave”, shruan Vasili, pa përmendur emrat e tyre.

Për të, miti i pagabueshmerise se nderkombetareve eshte thjesht nje iluzion,qe duhet te marre fund, per te mos renduar me tej bashkepergjegjesine qe edhe nderkombetaret kane me protagonizmin e tyre.

Të fundit