Flash News

KRYESORE

Në Durrës vijojnë ndërtimet në breg të detit; në të gjithë Shqipërinë qytetarët e thjeshtë nxirren me dhunë nga shtëpitë e tyre

Në Durrës vijojnë ndërtimet në breg të detit;

Një tjetër ndërtesë është duke u ngritur në breg të detit në plazhin e betonizuar të Durrësit. ‘Nisma Thurje’ ka publikuar dy foto që tregojnë një ndërtesë që po ngrihet mbi rërë, pranë urës së Dajlanit.

“Nëse do të kishim prokurori, polici, plan urbanistik, Ministri Ambjenti, Ministri Infrastrukture, Kryeministri, popull që revoltohet, Vangjushi (Dako) dhe këta ndërtuesit e kësaj shëmtire vetëm 10 metra nga deti mu te Ura e Dajlanit, do të gdhiheshin sot në qeli”, shkruhet mbi fotot e publikuara.

Ndërkohë, në të gjithë Shqipërinë, shumë qytetarë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, ndonëse i kanë ndërtuar në tokën e tyre. Rasti i fundit ishte pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një familje u nxorr me dhunë nga shtëpia e ndërtuar në tokën e tyre, vetëm pse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kishte planifikuar të mbillte aty disa pemë. 

 

Të fundit