Flash News

KRYESORE

Në Durrësin e Vangjush Dakos mund të bësh plazh vetëm me lekë, e gjitha vija bregdetare i jepet privatëve

Në Durrësin e Vangjush Dakos mund të bësh plazh vetëm

Pushuesit që do të zgjedhin këtë sezon plazhin e Durrësit duhet ta dinë se duhet të paguajnë lekë për çadrat. Kryebashkiaku Vangjush Dako ka vendosur që të japë me qira të gjithë vijën bregdetare dhe për pushuesit të lërë vetëm 3-4 parcela të vogla.

Justifikimi? Nuk pastrojnë dot plehrat.

"Në vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, do të lëmë në dispozicion të pushuesve vetëm tri ose katër parcela të vogla, ku qytetarët do të qëndrojnë pa paguar”, ka thënë për Panoramën Avdyl Koka, drejtori i Tatimeve në Bashkinë e Durrësit.

Pushuesit ankohen çdo sezon për hapësirat e pakta që kanë në dispozicion, e megjithatë Dako ka vendosur që në sezon fushate të fuqizojë bizneset pranë bregut në dëm të qytetarëve.

Të fundit