Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Në emër të popullit”, gjyqi, akuzat dhe vendimi për dënimin e regjisorit Mihal Luarasi
Më 28 dhjetor 1973, Gjykata e Rrethit Tiranë, mori në shqyrtim në një seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale nr. 513, që u përket shtetasve Emin (Minush) Jero dhe Mihallaq Luarasi. Të dy këta persona u gjykuan së bashku, për shkak të “Njollave të murrme”. Në vitin 1969 kjo dramë e Minush Jeros u vu në skenë në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës me shumë sukses, dhe në Festivalin e IV të Teatrove Shqiptare, mori 'Flamurin e Festivalit'. Edi Luarasi dhe Vangjush Furxhi u shpallën aktorët më të mirë. Nuk ishte vetëm drama që më pas u kritikua dhe u dënua rëndë nga diktatori Hoxha, por këta të dy lidhnin edhe disa gjëra të tjera të cilat i “provoi” gjykata, në një process gjyqësor që zgjati mbi 6 muaj.
“Zullumet” e Mihal Luarasit e kishin “mbushur kupën”. “Njollat e murrme”, “Traviata”, “Orfeu zbret në ferr”, Festivali XI i Këngës në RTSH… ishin të mjatueshme për ta dënuar regjisorin, por dosja duhej mbushur me të tjera “fakte” për agjitacion e propagandë, i vetmi nen i K.P që të fuste në burg. Gjithçka u sajua me dëshmitarë e me supozime se dramaturgu Jero dhe regjisori Luarasi ishin armiq, bënin propagandë dhe se “punonin” kundër pushtetit popullor. Megjithatë, kur i lexon sot pas 45 vjetësh këto akuza që e lanë pas hekurave dhe i prishën jetën e karrierën regjisorit, bindesh në pafajësinë dhe në largpamësinë e tyre.
Nga dosja e vendimi i këtij procesi po shkëpusim vetëm pjesën në ngarkim të regjisorit Mihal (Mihallaq) Luarasi:
“Mihallaq Luarasi, i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i ditëlindjes 12.09.1929, lindur në Korçë, banues në Tiranë, Lagjia nr. 8, rruga “Brigada VIII”, me origjinë shoqërore punëtor, me gjendje shoqërore nëpunës, me profesion regjisor teatri, me punë në Teatrin e Korçës dhe në Teatrin Popullor, Tiranë, me arsim të lartë, i martuar, ka dy fëmijë, ish-anëtar Partie, i padënuar më parë, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, i arrestuar më datën 11 korrik 1973.
Të akuzuar se vetëm dhe në bashkëpunim me njëri – tjetrin, të dy të pandehurit kanë kryer krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor. Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Emin Jero me të pandehurin Mihallaq Luarasi, që në verën e vitit 1969 filluan të kishin aktivitetin e tyre armiqësor, duke propaganduar kundër pushtetit popullor. Të dy këta persona përveç propagandës armiqësore që kanë kryer me persona të ndryshëm, kanë përhapur pikëpamjet e tyre armiqësore edhe nëpërmjet veprave artistike e letrare të tyre. Të dy të pandehurit pranuan para gjykatës se kanë biseduar për zhvillimin e artit në Shqipëri dhe se duhet të udhëhiqeshin nga arti borgjez perëndimor dhe se duhet të kopjonin rrymat moderne të kohës. Këto pikëpamje antisocialiste e anikombëtare i kanë propaganduar me persona të ndryshëm dhe i kanë zbatuar në krijimtarinë e tyre letrare artistike, si në “Njollat e murrme”, në Festivalin e XI të Këngës, në operën “Traviata” si dhe në dramën “Orfeu zbret në Ferr”. Këta kanë thënë se artistët në Republikën e Shqipërisë nuk ishin të lire të shprehnin në veprat e tyre realitetin objektiv dhe se gjoja ata shkruanin ato që u diktoheshin.
Të dy të pandehurit kanë dashur t’i kundërviheshin kritikës që u bëri shtypi i Partisë, kanë zhvilluar biseda armiqësore. Ata kanë thënë se vepra e tyre, “Njollat e murrme” u kritikua se gjoja sillte shqetësime për udhëheqësit e Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse në vepër nuk gjente zgjidhje problem i inteligjencës… Të dy të pandehurit, duke dashur të propagandojnë kundër unitetit të Partisë dhe punës kolegjiale, kanë folur me persona të tjerë se në sistemin socialist nuk ka udhëheqje kolegjiale, vendos udhëheqësi kryesor dhe se me ndryshimin e tij, ndryshon edhe kursi politik dhe se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në Shqipëri.
Gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri Mihallaq Luarasi, në kundërshtim me orientimet dhe vijën e PPSH, lidhur me zhvillimin e artit e letërsisë në Shqipëri, ka propaganduar pikëpamjet e tij armiqësore. Ai u ka thënë dëshmitarëve… se në Shqipëri nuk ka art, nuk ka tradita, duke nënvleftësuar në mënyrë përbuzëse regjisorët dhe dramaturgët e vjetër shqiptarë dhe për zhvillimin e artit skenik dhe të arteve të tjera ka thënë se duhet shikuar dhe marrë nga Perëndimi dhe sidomos nga arti amerikan. Ai ka propaganduar që edhe në teatrin tonë duhet të futet drama absurde. I pandehuri Mihalllaq ka pranuar se i ka thënë piktorit Andrea Themelit të mësonte nga piktorët borgjezë të Perëndimit, të mos qëndronte arkaik dhe në pikturën e tij të udhëhiqej nga piktura moderniste dekadente e Pikasos. Ai ka qenë kundër udhëheqjes së Partisë në art dhe ka propaganduar se drejtorët e teatrit nuk duhet të ishin njerëz partiakë, por vetëm kuadro të specializuara. I pandehuri pranoi se ishte kundër metodës së realizmit socialist, e cila, sipas tij, ishte një metodë e vjetëruar dhe që duhej zëvendësuar me një metodë të re që t’u përgjigjej kërkesave të kohës.
Gjatë gjykimit u vërtetua se gjatë një vizite që ka bërë pandehuri Mihallaq Luarasi me Emin Jeron dhe Todi Lubonjën në fermën e Shtyllës, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj jetesës së punëtorëve, duke thënë se “ata jetonin si personazhet e fundërrinave të Gorkit”.
I pandehuri Mihallaq pranoi para gjykatës se së bashku me armikun e Partisë, Todi Lubonjën, kanë zhvilluar biseda armiqësore kundër udhëheqjes së Partisë dhe kundra vijës politike dhe ideologjike të saj, si në art ashtu edhe në fusha të tjera.
Gjykata në caktimin e dënimit të tyre, ka parasysh rrezikshmërinë e lartë shoqërore të veprës si dhe të të dy të pandehurve, të cilët për një kohë të gjatë kanë propaganduar kundra pushtetit popullor…”
Gjykata e rrethit Tiranë, vendosi të deklarojë fajtorë të pandehurit për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor, dhe i dënoi Minush Jeron dhe Mihal Luarasin me tetë vjet heqje lirie.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38