Flash News

KRYESORE

Në Etiopi sjell debate dhe shqetësime të mëdha projektligji për mediat

Në Etiopi sjell debate dhe shqetësime të mëdha projektligji

Edhe në Etiopi ka debate të mëdha për shkak se qeveria etiopiane ka përpiluar një projektligj, i cili shihet si kërcënim ndaj lirisë së shprehjes.

Projektligji "Mbi parandaliminn e shprehjes së urrejtjes dhe dezinformimit" nëse do të miratohet, do të kriminalizojë publikimet në internet, televizion apo në shtypin e shkruar që promovojnë urrejtje. Shqetësimi ngrihet nga organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Londër “Human Rights Watch”.

Referuar projektligjit, gjithashtu konsiderohet e paligjshme shpërndarja e informacioneve të rreme. Projektligji u miratua nga qeveria, e tani duhet që të miratohet edhe nga parlamenti i vendit.

"Qeveria etiopiane ndodhet nën presionin gjithnjë në rritje për t'iu përgjigjur dhunës në rritje që ndonjëherë është përkeqësuar nga fjalimet e deklaratat përcarëse në internet. Por një projektligj i keqhartuar që i hap rrugën zyrtarëve të zbatimit të ligjit të shkelin të drejtën për t’u shprehur, nuk është zgjidhje", shton ajo.

Sipas organizatës, në të gjithë botën hartimi i ligjeve kundër gjuhës së urrejtjes ka treguar se autoritetet i kanë përdorur shpesh për të abuzuar me to për qëllime politike .

Projektligji kriminalizon çdo shprehje që nxit "urrejtje, diskriminim apo sulm ndaj një personi ose një grupi bazuar në përkatësinë etnike, fetare, racën, gjininë apo aftësitë fizike të tij. Shkelje konsiderohet edhe shpërndarja e informacioneve të rreme.”

Të fundit