Flash News

KRYESORE

“Në Eurovision nuk u këndua ‘live’” shtohen dyshimet pas ndërhyrjes së fansit

“Në Eurovision nuk u këndua ‘live’” shtohen

Dyshime të forta se në natën finale të Eurovision nuk u këndua ‘live’ kanë lindur pas ndërhyrjes së fansit në skenë. Pasi fansi i hoqi mikrofonin nga dora këngëtares SuRie, që përfaqësonte në këtë festival Britaninë e Madhe, kënga sërish vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, kryesisht Tëitter dhe më pas edhe në faqen zyrtare të Eurovision në Facebook të vërshonin komentet thumbuese e plot ironi për eventin.

“Një superimitim i SuRiet në Eurovision”, ishte pjesa më e madhe e komenteve.

Vetë Eurovision pranoi përmes rrjeteve sociale se i kishte ofruar këngëtares britanike dhe ekipit të saj që të performonte edhe një herë në skenë, por si SuRie dhe stafi i saj vendosën që të mos e bëjnë këtë.

“Nuk ka asnjë arsye pse të këndojmë sërish”, ishte argumentimi i dhënë prej tyre.

Disa prej komentuesve thonë se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”. Ata nisën nga fakti që në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi live, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

Ndonëse ka patur reagime të shumta nga fansat, deri më tani organizatorët e festivalit kanë heshtur.

Të fundit