Flash News

KRYESORE

Në fillim Coutinho, pastaj Griezmann. Barcelona ka frikë edhe kur ka oferta

Në fillim Coutinho, pastaj Griezmann. Barcelona ka frikë edhe kur ka

8 gola dhe kampionat dhe 2 gola në Champions League. Shifra të tilla në 33 ndeshje gjithsej nuk flasin mirë për një sulmues si Antoine Griezmann.

Kampioni i botës nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona, aty ku u transferua me shumë bujë, por nuk nuk po përshtatet. Dëmtimi i Luis Suarezit e ka ndihmuar disi për të fituar terren në sulmin katalanas, por ai ende duket si mish i huaj në "Camp Nou".

PSG, Chelsea, Manchester United dhe Arsenali po e ndjekin me kujdes ecurinë e francezit. Vlera e tij aktuale llogaritet 100 mln euro, por deri tani Barcelona nuk ka ndonjë plan për ta shitur. Do të ishte një dështim i pranuar shumë lehtë dhe shpejt, si Coutinho.

Të fundit