Flash News

KRYESORE

Në fillim Soni, më pas Elvana. Pasi u ndanë me Flori Mumajesin gjetën ngushëllim tek Pirro Çako

Në fillim Soni, më pas Elvana. Pasi u ndanë me Flori Mumajesin

Ndoshta është thjesht një rastësi por dy këngëtaret që dikur ishin shoqe të ngushta kanë pasur një histori shumë të ngjashme. Soni Malaj dhe Elvana Gjata ishin shumë shoqe por kjo marrdhënie u prish pas ndarjes së Sonit me Flori Mumajesin. Në atë kohë u përfol shumë në media se Elvana ishte arsyeja që çifti Malaj-Mumajesi u ndanë, por asnjëherë nuk u vërtetua ky lajm.

Gjithashtu, Elvana arriti majat në muzikë nën menaxhimin e Flori Mumajesit dhe sot është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. U përfol për shumë gjatë se mes dy këngëtarëve kishte një marrdhënie dashurie por asnjëherë nuk u konfirmua.

Por çfarë i lidh dy këngëtaret me kantautorin Pirro Çako?

Soni Malaj pas ndarjes nga Flori Mumajesi erdhi me një këngë të Pirro Çakos  “Zemër e pakurdisur”, një kompozim i ndjerë dhe një nga baladat më të bukura të këngëtares, pjesmarrëse në “Kënga Magjike”.

Pavarësisht se nuk u pranua asnjëherë nga goja e Sonit, ky mund të ishte dedikimi i fundit i këngëtares tropojane për Florin. Soni për një kohë të gjatë pati bashkëpunime me Pirron.

Ndërkohë, Elvana Gjata është rikthyer sërish për publikun shqiptar me disa këngë të reja të cilat i prezantoi në koncertin e saj për ditëlindje. Baladat e ndjera ishin bashkëpunim me Pirro Çakon. Pas një periudhe pushimi Çako u rikthye sërish për publikun shqiptar. Këngët janë publikuar dje në You Tube dhe duket se janë pëlqyer shumë për publikun.

Pra, siç thamë më lart, ndoshta e gjitha kjo është një rastësi por na bën të mendojmë se Flori lëndon dhe Pirro “shëron”.

Të fundit