Flash News

KRYESORE

Në fjalimin e fitores, Rama i drejtohet bashkëshortes: Faleminderit Linda që vazhdon të më durosh

Në fjalimin e fitores, Rama i drejtohet bashkëshortes: Faleminderit

Në fjalimin e tij të fitores, Rama përveçse falenderoi votuesit, bashkëpunëtorët dhe gjithë ekipet e PS-së në gjithë Shqipërinë, ai u ndal dhe tek gruaja e tij.

Filloi duke falenderoi Lindemn por pas ndërprerjes që i bënë për të falenderuar dhe qarkun e Gjirokastres, Rama u shpreh:

“Prap dua të kthehem tek gruaja. Faleminderit Linda që vazhdon të më durosh shumë. Faleminderit dhe gruas tjetër të jetës time,  Aneta Ramen.  E cila megjithëse është e vetmja që nuk le gazetë pa lexuar e portal pa klikuar në familjen tonë, akoma nuk ka humbur besimin tek unë dhe as durimin me mua. Kur të rritet Zaho s`do të mbaje mend asgjë nga kjo fushatë sepse nuk i flasim për politikë dhe as nuk ka televiozion dhe emisione politike në praninë e tij, ai do të rritet në Shqipërinë që do bëhet pas kësaj fitoreje”, ka mbyllur Rama fjalimin duke falenderuar familjen e tij.

Të fundit