Flash News

KRYESORE

Në fjalimin e fundit si ministër, Xhafaj flet sërish për dorëheqjen. Ramën e përmend specifikisht për një çështje

Në fjalimin e fundit si ministër, Xhafaj flet sërish për

Në fjalimin e fundit si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli sërish për dorëheqjen, duke theksuar se vendimi ishte i paimponuar dhe i marrë në kohën e duhur. Xhafaj tha se dorëheqja erdhi pasi mendon se i ka përmbushur objektivat që i kishte vendosur vetes kur pranoi detyrën.

“Po largohem nga kjo detyrë, rrjedhojë e një vendimi të paimponuar nga ndonjë rrethanë objektive apo subjektive, por si një vendim i marrë nuk kohën e duhur pasi përmbusha, besoj unë, më së miri objektivat që i vendosa vetes në ditën kur vendosa ta pranojë këtë sfidë”, u shpreh ish-ministri.

Xhafaj e përmendi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë specifikisht në akuzat e drejtuara nga opozita, kryesisht për çështjen e Agron Xhafajt.

“Objektivat dhe rezultatet e përmbushura, për hir të së vërtetës, qenë me shumë sakrifica për mua dhe familjen time që në mënyrë të pamerituar është përballur dhe është përbaltur nga sulme të egra të orkestruara nga opozita gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndihem mirë që në përballimin e kësaj situate specifike kam patur mbështetjen e kryeministrit, të kolegëve të grupit parlamentar dhe bashkëpunëtorëve të mi të afërt”, deklaroi Xhafaj.

Ish-ministri Xhafaj tha se në sulmet e opozitës janë përfshirë edhe struktura të institucioneve ligjzbatuese.

Azilkërkuesit, Fatmir Xhafaj: Kishim dështuar përpara se unë të merrja detyrën e ministrit

Të fundit