Flash News

KRYESORE

Në foto shfaqet me linja perfekte, reperi i publikon Greta Koçit foton që nuk do t’i pëlqejë aspak

Greta Koçi është tashmë një këngëtare që i ka rezistuar mirë tregut muzikor, por së fundmi duket se po tenton të konkurrojë me çdo kusht edhe ‘prurjet më të reja’.

Në fotot e saj më të fundit, dukej sikur Greta kishte punuar shumë fort me linjat trupore, por duket se gjithçka ka qenë një punë e mirë e specialistëve të fotoshopit.

Kjo, pasi në foto duket si një modele me forma të rrumbullakosura, por në realitet është krejt ndryshe.

Kjo e vërtetë është nxjerrë në pah si padashur nga kolegu i saj, reperi Gold Ag. Ai ka publikuar një foto të tij me Gretën, duke e nxjerrë këtë të fundit shumë ndryshe nga fotot e publikuara prej këngëtares.

Siç edhe bie menjëherë në sy, format e Gretës nuk kanë aspak lidhje me ato që ekspozon këngëtarja në fotot e saj më të fundit.

Të fundit