Flash News

KRYESORE

Në fund të fundit edhe Mbretëresha ka një zemër të butë prej gjysheje, mësohet çfarë i tha Harry-t

Mbretëresha dhe Princi Harry patën të dielën një bisedë që zgjati katër orë në Kështjellën Windsor, për të ardhmen e tij.

[caption id="attachment_352534" align="alignleft" width="1024"] JOHANNESBURG, SOUTH AFRICA - OCTOBER 02: Prince Harry, Duke of Sussex and Meghan, Duchess of Sussex attend a Creative Industries and Business Reception on October 02, 2019 in Johannesburg, South Africa. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)[/caption]

Ajo i tha atij se ai dhe Meghan do të mirëpriten sërish nëse vendosin t`i rinashkohen mbretërisë. Familja e vogël e përbërë nga Harry, Meghan dhe Archie jan shpërngulur në Kanada dhe duke nisur që në datën 31 mars, nuk do të mbajnë më as titujt Dukë dhe Dukeshë. Çifti do të punojë vetë për rë siguruar jetesën.

Por në rast se pendohen, dyert e mbretërisë do i kenë të hapura.

Kështu mësohet t`i ketë thënë Mbretëresha nipit të saj Harry-t: “Nëse një ditë do pendohesh, dyert për ty janë gjithmonë të hapura.”

Gjithashtu, Mbretëresha e cila në fund të ditës ka dhe një zemër gjysheje përveç detyrave mbretërore, mësohet se ka thënë për stërnipin e saj më të vogël:

“Do doja ta shikoja Archie-n duke u rritur nëpër mbretëri."

Të fundit