
Flash News
GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë organizuar, por do të dështojë
Pas Halimit, Eno Bozdo koordinator i Energjisë; Basha skicon "qeverinë hije"
Zgjedhjet/ LSI prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Zgjedhjet e 25 prillit, japin dorëheqjen dy kryebashkiakët socialistë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Në fund të mandatit në Shqipëri, Vlahutin: Jam kërcënuar dhe shantazhuar nga politikanët

Në fund të muajit gusht, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin do të largohet nga Shqipëria pasi i përfundon mandati 4-vjeçar. Ndonëse ka qenë shpesh ‘në syrin e ciklonit’ për shkak të disa qëndrimeve të saj në mbështetje të mazhorancës, vetë Vlahutin e cilëson të sukseshme punën e saj në vendin tonë, veçanërisht sa i përket Reformës në Drejtësi. Në një intervistë për ‘Deuche Welle’, ajo shprehet se ka pasur grupe të ndryshme politike që kanë tentuar ta sabotojnë përparimin e reformës përmes kërcënimeve apo shantazheve dhe sulmeve të ndryshme.
“Sfida më e madhe ishte padyshim antagonizmi i brendshëm politik dhe interesat personale të grupeve, që në mënyrë konstante u përpoqën të kërcënojnë, bëjnë shantazh, të ulin dhe sulmojnë përpjekjet për reformat, qoftë kjo reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, financat publike. Gjithsesi, njëherazi, përpjekjet për të parandaluar ose bllokuar reformat ishin prova më e mirë që këto reforma ishin jashtëzakonisht të nevojshme dhe në interesin më të mirë të axhendës shqiptare të BE-së. Për sa i përket përvojave të mia më të mira: do të duhej shumë hapësirë për t'i listuar. Por do të thoja, mbi të gjitha, përvoja nga njerëz të mrekullueshëm, shumë punëtorë, të ndershëm dhe të menҫur që i takova kudo. Dhe veҫanërisht nga gratë e jashtëzakonshme, fenomenale të Shqipërisë. Çdo takim i tillë i jep një kuptim, vlerë më shumë, gjithë sa po bëjmë në Shqipëri, sepse në fund të fundit, të gjitha reformat kanë një qëllim thelbësor: ta bëjnë më të mirë jetën e njerëzve”, ka përfunduar ajo.
Vlahutin do të pasohet nga italiani Luigi Soreca, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Sigurisë në DG HOME, në Komisionin Evropian.
Ditari politik









Të fundit

"8 marsi në Durrës", homazh ndaj viktimave të dhunës
8 Mars 2021, 15:42
Analiza/ Konçesionet- Testi i parë i 'Qeverisë Basha'
8 Mars 2021, 15:23
Fjoralba Ponari flet për moderimin e "Portokallisë" dhe përmend Xhemi Shehun
8 Mars 2021, 15:02


"S`doja të jetoja më", Meghan Markle flet për ditët e errëta në pallat
8 Mars 2021, 14:42


Greqia synon të heqë masat anti-Covid, kur mund të nisë sezoni turistik
8 Mars 2021, 14:13






Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak
8 Mars 2021, 12:35

Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar
8 Mars 2021, 12:05


Pas Halimit, Eno Bozdo koordinator i Energjisë; Basha skicon "qeverinë hije"
8 Mars 2021, 11:17
Zgjedhjet/ LSI prezanton listën e kandidatëve për deputetë
8 Mars 2021, 11:06
