Flash News

KRYESORE

Më në fund zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli sërish kryeparlamentar, merr 62 vota

Më në fund zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli

62 deputetë kanë votuar pro votimit të Veselit për Kryeparlamentar, ndërsa kundër tij kanë votuar 52. Zgjedhja e Veselit në postin e kryekuvendarit, ka pasuar negociatat e gjata politike ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, fillimisht me Aleancën Kosova e Re dhe në fund me pakicat.

Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila gjashtë herë u ndërpre, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni. Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Bashkë me kryetarin, deputetët kanë votuar edhe pesë nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë kryesinë e re të Kuvendit.

Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar, raporton rel.

Tani, bazuar Kushtetutën e Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

Nënkryetarët

Pas votimit pro të zgjedhjet së Kryeparlametarit të Kuvendit, Kadri Veseli, u propozuan dhe u votuan edhe nënkryetarët e Kuvendit me 113 vota

Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga koalicioni PANA është Xhavit Haliti, kandidat nga vetëvendosje për nënkryetar është Aida Dërguti dhe nga koalicioni LDK-Alternativa është Kujtim Shala, raporton Express.

Seanca që të fillojë në ora 10:00 dështoi sot, për shkak të mungesës së PAN-it dhe kryetari qe drejtonte seancen Mikullovci vendosi që vazhdimi i saj të niste në oren 14:00.

Të fundit