Flash News

KRYESORE

Në Gjirokastër ka një personazh të veçantë, Gérard Depardieu po xhiron një film

Në Gjirokastër ka një personazh të veçantë,

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Ai do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati me titullin “Milosheviçi dhe unë”. Ngjarjet zhvendosen në vitin 2003, në periudhën e pasluftës në Kosovë. Përjetimet e tij mbi ngjarjet e ndodhura sjellin tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Filmi është një bashkëprodhim kosovar-francez dhe aty do të luajnë aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer dhe Alessandra Martines.

Por Bashkia e Gjirokastrës pritet që në ditët në vazhdim t’i dorëzojë aktorit të famshëm zyrtarisht “Çelësin e qytetit”, në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve. Ky titull i marrë sot nga francezi, jepet për autoritete të shquara që ndihmojnë në njohjen e Gjirokastrës.

Gjithashtu bashkia e qytetit e ka vlerësuar ngjarjen si me mjaft rëndësi për imazhin turistik. Depardieu nuk ka folur për mediet por është parë i kënaqur përgjatë 2 ditëve të qëndrimit në shoqërinë e stafit dhe bashkëpunëtorëve kosovarë.

Të fundit