Flash News

KRYESORE

Në gjyq/ Bardh Spahia i përgjigjet akuzës: Arrestimi im prapaskenë politike

Në gjyq/ Bardh Spahia i përgjigjet akuzës: Arrestimi im

Pasi i është komunikuar akuza “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, ish deputeti Bardh Spahia ka marrë fjalën duke thënë se arrestimi i tij është një prapaskenë politike.

“Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot. Po bëj një parantezë sot jemi përballë një përplasje të fortë politike e sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër Për këtë kemi marrë informacion nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar dhe jemi drejtuar nga pallati i Sportit tek shkolla.

Morëm informacion se kishte tension dhe u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Duke kërkuar qe situata të qetësohej sepse ishte e tensionuar. Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar. Ne kishim detyrë për të qetësuar njerëzit. Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike. Mendoj që gjykata duhet ta shohë dhe vlerësojë siç duhet dhe bazuar në ligj”, ka thënë Spahia.

Kujtojmë se pas mbajtjes në izolim për 48 orë, ish deputeti Spahia u soll në Gjykatën e Shkodrës nën shoqërimin e rreptë të dhjetëra forcave policore, dhe nën thirrjet e qindra mbështetësve të tij.

Të pranishëm jashtë dyerve të gjykatës kanë qenë edhe ish deputetë dhe anëtarë të opozitës. Më herët PD e ka cilësuar ish deputetin Bardh Spahia si të burgosur politik.

Të fundit