Flash News

KRYESORE

Në gjyq ish-deputeti dhe protestuesit/ Basha: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që frikëson opozitën

Në gjyq ish-deputeti dhe protestuesit/ Basha: Nuk ka prokuror dhe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, thotë që nuk ka asnjë prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund ta frikësojë. Basha ka reaguar ashpër në Facebook, në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-deputetit, Klevis Balliu dhe disa protestuesve të Unazës.

Kreu i Partisë  Demokratike shprehet se prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.

“Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës”, shkruan Basha, teksa në emër të Partisë Demokratike thotë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit dhe dhunës qeveritare.

“Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Akte të tilla dëshmojnë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur” , përfundon Lulzim Basha.

Të fundit