Flash News

KRYESORE

Në hapat e Edi Ramës. Kandidati pa rival i PS promovon këngën me grupin Alar Band

Në hapat e Edi Ramës. Kandidati pa rival i PS promovon

Pavarësisht se opozita ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kandidati pa rival i PS në Elbasan duket se e ka marrë seriozisht fushatën.

Gledian Llatja ka publikuar sot një këngë në bashkëpunim me grupin Alar Band, ashtu si Edi Rama kur ishte kryetar bashkie në bashkëpunimin e West Side Family.

Kënga me titull: “S’ka si ti”, promovon qytetin e Elbasanit dhe brenda 2 ditëve ka marrë rreth 33 mijë shikime në ‘You Tube’.

Teksti:

S'ka si ti!

Zemren fal me bujari

Ti ke mbledh gjithe embelsin'

Elbasan i bukur ti!

Te porte e Kalase

Kendojne

Pertej Namazgjase

Kendojne

Rreth e rreth selvite

Gjelbrojne

Kjo parajse e vertete

Trendafilat

Lulzojne!

S'ka si ti!

Zemren fal me bujari

Ti ke mbledh gjithe embelsin'

Elbasan i bukur ti!

Ska si ti

Ku bilbilat kane zili

Nje Myzyr e nje Bodin

Me kendu si ata

Dashnin!

Jemi te gjithe bashke

Nje te ardhme endrrojme

Nga Krasta ne Shpat

Ku dielli rrugton

Ku shpresen e lindur

Ne qytetin tone

Jemi te gjithe bashke

Me shume te besojme

Jemi bijt e tu

Do t'mbajme

Elbasani jone

Nga zemra

Ste ndajme!

https://www.youtube.com/watch?v=W_WqLPz9aQY

Të fundit