Flash News

KRYESORE

“Në Himarë nuk të shërbejnë nëse nuk flet greqisht”, zv.ministrja: Nëse nuk të drejtohet shqip, largohu!

“Në Himarë nuk të shërbejnë nëse nuk flet

Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi ka cekur një nga temat më të debatueshme dhe delikate në jug të vendit, komunikimi në gjuhën greke në disa fshatra të Himarës sidomos.

Duke folur në ‘ora news, zv.ministrja tha se kjo nuk është politikë qeveritare, por zgjedhje e vet individëve.

“Ka disa vende në Himarë që ti duhet të flasësh patjetër greqisht që të marrësh shërbim”, i tha gazetari.

“Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyqan edhe pse është një nga qendra e Evropës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht.

Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhiut, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë. Në Himarë është politikë e personit që e ofron këtë shërbim, ose nuk di shqip. Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht. Është e thjeshtë”, tha zv. ministrja Çuçi.

Të fundit