Flash News

KRYESORE

“Në histori si diktator dhe kriminel”, Rama replikon me studiuesin Aurel Plasari

“Në histori si diktator dhe kriminel”, Rama replikon me

Kryeministri Edi Rama nuk i ka pritur mirë kritikat e studiuesit Aurel Plasari, që të hënën u shpreh se në histori kanë hyrë edhe diktator, kriminel apo gangster teksa i referohej kreut te qeverise.

Në ‘Real Story’, Rama deklaroi se “profesor Plasarin e dëgjoj kur flet për letërsinë, por kur flet për politikën është kohë e humbur. Nuk ia ka haberin fare”, replikoi Edi Rama. Është një dhimbje. Është qesharak”, shtoi sërish Rama.

Në ‘A-Krasta”, Plasari deklaroi se hyrja në histori nuk është ngjarje historike, por varet si behesh pjese e saj.

“Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangster. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori”, nënvizoi Plasari.

Të fundit