Flash News

KRYESORE

Në hulumtimin e Auron Tares, edhe Ibrahim Kodra ishte agjent i mundshëm i Sigurimit Shqiptar

Në hulumtimin e Auron Tares, edhe Ibrahim Kodra ishte agjent i

Hulumtimi i ri i studiuesit Auron Tare  “Dritëhije në histori, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar” ka ngjallur debate të shumta mes ekspertësh të fushës.

Në këtë përmbledhje, Tare, me anë dokumentesh dhe referencash të ndryshme pretendon se dy intelektualët e shquar të mërgatës shqiptare, njëri në Itali e tjetri në Gjermani, kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja te inteligjencës.

Madje, ndër rreshta, duke u referuar në arkiva të CIA-s, thotë se edhe piktori i madh shqiptar, Ibrahim Kodra ishte agjent i mundshëm i Sigurimit Shqiptar

Dokumenti i CIA-s është shumë interesant, i mbushur me detaje ku ka një sërë emrash të diasporës shqiptare në Itali, të cilët survejoheshin nga kundërzbulimi amerikan si agjentë të mundshëm të Sigurimit Shqiptar (Përfshirë edhe Ibrahim Kodrën)

Amerikanët ishin shumë të shqetësuar se komuniteti Shqipëria  e Lirë ishte depërtuar nga kundërzbulimi shqiptar dhe merrte informata mbi planet e Kompanisë 4000 që po trajnohej nga amerikanët në Mynih.

Por në morinë e detajeve që përshkruhen në këtë dokument të tërheq vëmendjen shqetësimi i amerikanëve që burimi i tyre në Bllokun Independent ishte jo shumë i besueshëm i cili fabrikonte informata për blerësin më të parë.

Emri i fshirë i këtij burimi e bën edhe më intrigues faktin që amerikanët dyshonin për një prej agjentëve të tyre që e kishin në Bllokun Kombëtar Independent”, shkruhet ndër të tjera në studimin e Tares.

Piktori më i madh shqiptar dhe ndër më të mëdhenjtë e Evropës dhe botës, Ibrahim Kodra u nda nga jeta me 8 shkurt 2006 në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare.

Të fundit