Flash News

KRYESORE

“Në Itali ka tre të penduar nga grupi Habilaj, ata rrezikojnë Tahirin”

“Në Itali ka tre të penduar nga grupi Habilaj, ata

Gazetari Artan Hoxha, në “Kjo javë” ka folur dhe për çështjen Tahiri. Hoxha shprehet se në grupin Habilaj janë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, tre prej të cilëve janë penduar.

Sipas tij fakti që Prokuroria ka të penduar dhe ata mund të flasin, ky mund të përbëj një detaj të ri që e ka  prokurorinë e Katanias të nis procedimin për Tahirin.

“Procedimi për Tahirin në Itali ka nisur në 27 tetor. Është marrë vesh vonë, dhe në rastin konkret Saimir Tahiri nuk është vënë në dijeni. Prandaj çështja ka qenë kaq e padukshme dhe kaq e vështirë për tu marrë vesh. Dua të them se çështja është bërë interesante se në grupin Habilaj janë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, 3 prej tyre rezultojnë të penduar, 2 prej tyre shqiptarë. Kjo e intrigon çështjen. Kemi një bashkëpunëtor si Sebastiano Sardi, ky del edhe në përgjimet e Habilajve. Por fakti që Prokuroria ka edhe dy të tjerë të penduar, kjo mund të jetë për mua detaji i ri apo fakti i ri që e ka çuar prokurorinë e Katanias të nisë procedimin për Tahirin. Nga përgjimet ambjentale nuk është se ai implikohet. Por, në rast se mes grupit ka dikë që flet, aty situata ndryshon. Të penduarit mund të kenë folur. Megjithatë tashmë do kemi një arbitër të paanshëm, një prokurori profesionale që do sqarojë edhe publikun shqiptar nëse është apo jo i implikuar Saimir Tahiri, nëse ka apo jo prova për të”,- u shpreh Hoxha

Të fundit