Flash News

KRYESORE

Në Itali mbyllen të gjitha aktivitetet prodhuese jo jetike, Conte: Kriza më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore

Në Itali mbyllen të gjitha aktivitetet prodhuese jo jetike, Conte:

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, në një komunikim live në Facebook, njoftoi mbrëmë mbylljen e të gjitha aktiviteteve prodhuese jo shumë të nevojshme me baza jetike për qytetarët, raporton Ansa.

Vendimi erdhi pasi dje u shënuan 793 vitkima në një ditë të vetme në Itali.

“Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Luftae Dytë Botërore. E di që është shumë e vështirë dhe kjo sjell pasoja për ekonominë por ne bashkë mund t’ia dalim”, ka deklaruar kryeministri italian.

Ai shtoi se megjithatë kjo nuk do të thotë se ekonomia do të ndalet thjesht do të ngadalësohet.

Conte siguroi se do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore dhe për nevojat themelore.

"Ne kemi vendosur të mbyllim të gjitha aktivitetet e prodhimit në Itali që nuk janë thelbësore, të domosdoshme, për të na garantuar mallra dhe shërbime thelbësore. Shërbimet bankare, postare, të sigurimeve dhe financiare do të vazhdojnë të sigurohen", tha ai.

Masat e reja të paralajmëruara kufizuese janë të vlefshme deri më 3 prill.

Konte sqaroi se masat  do të marrin kohë për të treguar efektet e tyre, ndaj qytetarët duhet të tregojnë mirëkuptim dhe durim.

Burimi: Ansa.it

Të fundit