Flash News

KRYESORE

“Ne jemi çfarë hamë”; Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, Qendra ALERT tubim simbolik para Ministrisë së Bujqësisë

“Ne jemi çfarë hamë”, kjo është arsyeja pse ushqimet janë një pjesë tepër e rëndësishme e jetës tonë, pasi nga to varet shëndeti ynë. Ndërsa, 7 qershori shënon ditën Boterore e Sigurise Ushqimore pyetja qëndron; A zbatohen sa duhet rregullat dhe politikat e sigurisë ushqimore?

Për këtë arsye, me qëllim ndërgjegjësimin sa duhet të institucioneve për të hartuar dhe zbatuar politikat e sigurisë ushqime, qendra ALERT njofton për mediat dhe qytetarët zhvillimin e një tubimi simbolik ditën e nesërme pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qëllimi i këtij tubimi do të jetë ndërgjegjësimi i institucioneve për të hartuar dhe zbatuar politikat e sigurisë ushqime.

NJOFTIM PER TUBIM!

Sot eshte Dita Boterore e Sigurise Ushqimore. Per kete arsye, Qendra ALERT, neser, dite e hene, date 8 Qershor 2020, ora 09.00, do te zhvilloje prane Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural nje tubim simbolik, me qellim ndergjegjesimin e institucioneve per te hartuar dhe zbatuar politikat e sigurise ushqimore, t’i kerkojne atyre transparence per produketet qe konsumojme, ndergjegjesim dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe plotesimin e Kapitullin 12. Do t’ju ishim mirenjohes nese do te na ndihmonit per ndjekjen dhe pasqyrimin e ketij aktiviteti. Faleminderit, Granit Sokolaj!

Të fundit