Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ne jemi një shtet që drejtohemi nga gjysmakët, nga anonimët dhe nga të paaftët…që dine shumë mire vetëm të zhvasin”
Profesor Përparim Kabo ka publikuar një shkrim të gjatë për gjendjen e rëndë ku ndodhet administrata e Shqipërisë, e cila karakterizohet nga rekrutimet partiake, nepotike, korruptive dhe që drejtohet në nivele të larta nga njerëz inkompetentë.
Kritika e Kabos shtrihet deri në nivel ministrash, të cilët përveçse nuk kanë aftësitë e duhura, përpiqen gjithashtu që të mbledhin sa më shumë pushtet rreth vetes.
“Tek ne, fatorinot dhe shoferat bëhen deputetë, anglishtfolësit merren me ministrinë e rrugëve, artistët me ekzekutivin, mjekët drejtojnë botën globale,..ata që s’kanë punuar as një ditë në punë shteti bëhen kryeministra… Vetëm ekonomistët, politologët, filozofët dhe inxhinerët nuk pyeten sepse ata nuk i duhen punëve të shtetit. Ne jemi një shtet që drejtohemi nga gjysmakët, nga anonimët dhe nga të paaftët…që dine shumë mire vetëm të zhvasin”, shkruan profesori.
Profesor Kabo tregon edhe disa mënyra se si Shqipëria mund të dalë nga kjo situatë, edhe pse siç shprehet ai, udhëtimi është i gjatë.
“Nuk ka mundësi të ngremë një administrat të tipit dhe fizionomisë europiane pa kulturën europianiste…Shteti normal kërkon ligje dhe zbatim të tyre institucionalisht. I duhen njerëz të zotë dhe të përkushtuar, ai ka nevojë për konkurim meritokratik dhe për jerarki vlerash…Shteti ndërtohet nga politikanë të besueshëm …Si thoshte Mehdi Frashëri…Shqipëria do bëhet kur të mënjanojë nga drejtimi ata që merren me dokra dhe do të shpjerë në litar hajdutët”, shkruan Kabo.
Reagimi i plotë i Përparim Kabos:
Në çdo rast kur flitet për detyrat e shtëpisë së Republikës së Shqipërisë në plotësimin e kushteve për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, nuk mungon kërkesa për ndërtimin e një administrate të qëndrueshme, profesionale, të depolitizuar, kompetente dhe në shërbim të publikut e pa molepsur me korrupsion.
Një administratë europiane, e cila në qendër të punës së saj ka qytetarin dhe interesin publik. Ky kusht konstant megjithë ndonjë ndryshim sipërfaqësor, gjatë gjithë tranzicionit është në gjëndje shumë mjerane. Njerëzit herë herë gënjehen me formën e shërbimit që falë teknologjisë mund të shkurtojë kohën dhe procedurat, por në thelb ne kemi një administratë që karakterizohet:
1-Nga rekrutimet partiake, nepotike dhe korruptive.
2-Ne kemi një administrat që drejtohet që nga nivelet më të larta nga inkompetentë, nga persona pa stabilitet dhe që drejtojnë me një frymë komandimi të tipit otomanist (rituali i kokës së prerë).
3-Administrata jonë, sidomos ajo e larta e ekzekutivit, gjatë gjithë tranzicionit është dalluar negativisht për paqëndrushmërinë ligjore. Çdo ministër që hyp në fuqi, gjënë e parë që bën është ndryshimi i ligjit organik të institucionit me qëllim rritjen e kompetencave personale, sigurimin e një kontrolli absolut mbi gjithçka dhe mbi këdo si dhe sigurimin me shteg ligjor dhe administrativ të kanalit ku kalojnë fondet monetare, të cilat pa më të voglin dyshim duhet të derdhen edhe në “thesin e tij apo të saj”…Kështu këta “sans culotte” sa hap e mbyll sytë përfundojnë me vila dhe me pasuri përrallore. Si të tillë ata krijojnë shëmbullin dhe shpurën që i ndihmon të rrjepin pa dal në shesh duart e tyre “të pastra”.
4- Në administratën tonë nuk ka klimë meritokracie, sepse drejtuesit më të lartë madje dhe brenda vet partive janë mediokrit. Ja pëshembull shikon sekretarin e përgjithshëm të PD-së dhe të PS-së. Si të tillë ata duan dhe mbledhin rreth vetes njerëz me kulturë mesatare, persona me njolla në jetën e tyre me qëllim që t’i përdorin nën trysni, si dhe shërbëtorët e padenjë që dinë të thonë vetëm “yes sir”, pra servilat në disa breza. Individët e zotë, ata me kurajo dhe me personalitet, ata që kanë vizion dhe ide, që ndërtojnë dhë sendërtojnë plane dhe projekte largpamëse, para ata që prishin qetësinë e kënetës,…ata dhe ato nuk na duhen në administratë,…Atyre duhet t’u mbyllet goja dhe a ka mundësi t'i mbajmë sa më larg…t’u krijojmë një gjendje stresante, një lloj frike dhe paragjykimi, t’i atakojmë dhe denigrojmë …Shkurt ti përzëmë…që ta lënë punën dhe pastaj kokën le të përplasin ose andej nga shoqëria civile ose të marrin “rangullat në krah dhe të sikterisen andej nga Canadaja apo Amerika…
5-Sjellja ndaj administratës në të gjitha nivelet është mbytëse. Atë që ta jep ligji nuk ta lë SPAHIU. Atë që ta njeh kushtetuta nuk të lë ta ushtrosh PASHAI. Dhe atë që ta njeh rangu zyrtar ta mer si pa të keq eprori më i lartë apo deputeti i zonës që sillet si Sherifi zonës.
6-Administratës sonë i mungon vijueshmëria. Çdo institucion kur akreditohet vlerësohet nëse ka një qëndrueshmëri në stafin e vet. Apo njerëzit ndërrohen sipas stinës politike dhe tek ne edhe sipas motit kapriçioz brenda stinës me tipare të koloritit shumëngjyrësh politik në rastet kur drejtohet në kualicione partiake. Tek ne, fatorinot dhe shoferat bëhen deputetë, anglishtfolësit merren me ministrinë e rrugëve, artistët me ekzekutivin, mjekët drejtojnë botën globale,..ata që s’kanë punuar as një ditë në punë shteti bëhen kryeministra… Vetëm ekonomistët, politologët, filozofët dhe inxhinerët nuk pyeten sepse ata nuk i duhen punëve të shtetit. Ne jemi një shtet që drejtohemi nga gjysmakët, nga anonimët dhe nga të paaftët…që dine shumë mire vetëm të zhvasin.
7-Si ndërtohet një administrat? A ka përvoja që mund të meren? Po ka. Aspektin shkresor dokumentar e kemi pasur shumë serioz edhe në mbretëri dhe në diktaturë. Por me që duam të behëmi shtet modern pa u bërë shtet normal është me vend që të kemi ca pika referimi. Shkencërisht le ti referohemi Max Ëeberit…(inshalla ndonjë zyrtarë yni ja ka dëgjuar emrin dhe ka lexuar ndonjë libër të tij sepse është themeluesi i sociologjisë moderne) i cili ka nënvizuar se një administrat moderne duhet të ketë në strukturën e vetë: Menaxherët e karrjerës-(lexo administratorët me përvojë të gjatë pune dhe eksperiencë profesionale. Politikanët që përgatiten duke kaluar nga shtegu i menaxherëve me karrierë (tek ne pa të dërsirë mustaqja të marrin të prokurosh miliona pastaj të fusin një shkelm të ndenjurave dhe të hedhin në rrugë, ose të gjejnë në askund dhe të japin një detyrë vetëm e vetëm që të të përdorin. Politikanët tanë në këta 28 vite janë të frikshëm sepse vijnë nga asgjëja dhe bëhen drejtuesa të lartë pa as një lloj kontributi dhe merite që mund të bindin se ai apo ajo japin garanci së paku për kompetencë. Dhe struktura e tretë janë eruditët…që në administratën tonë mungojnë në mënyrë absolute. Mungojnë Think tank-et dhe institutet kërkimore. Sa keq.
Pa dashur të absolutizojë por duhet pohuar se dikur kishim elita shkencore, inxhinerike, mjekësore, bujqësore dhe veterinare, gjeologjike dhe gjeodezike, ushtarake dhe artisike, albanologjike dhe filologjike që nisën të ndërtoheshin që në kohën e mbertërisë duke u shkolluar jashtë vendit dhe që vijuan edhe në perjudhën e diktaturës….Tani kemi me kokra ca që kanë studiuar jashtë dhe janë kthyer…por elita nuk kemi. Administrata jonë nuk mund të ndërtohet sa kohë që ka spastrime ciklike, sa kohë që çdo parti politike ka ushtrinë e vet administrative dhe çdo jerark ka shpurën e tij, sa kohë që njëri thotë kush nuk mban rritmin lë vëndin e punës dhe e zbrazi në 2005-n administratën dhe tjetri flet për Shqipërinë e Gjeneratës së re dhe e ka lënë atë pa specialistë…Ne do jemi pa administratë funksionale, të besueshme dhe në shërbim të qytetarit dhe interesit publik…përpos pa dalë nga fryma otomane dhe sa kohë që do mungojë kultura europiane si dhe pa e siguruar vendin e punës me ligj dhe jo me MALIQ…Nuk ka mundësi të ngremë një administrat të tipit dhe fizionomisë europiane pa kulturën europianiste…Shteti normal kërkon ligje dhe zbatim të tyre institucionalisht. I duhen njerëz të zotë dhe të përkushtuar, ai ka nevojë për konkurim meritokratik dhe për jerarki vlerash…Shteti ndërtohet nga politikanë të besueshëm …Si thoshte Mehdi Frashëri…Shqipëria do bëhet kur të mënjanojë nga drejtimi ata që merren me dokra dhe do të shpjerë në litar hajdutët
…Udhëtimi qënkërka i gjatë…Historia vazhdon…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38