Flash News

KRYESORE

“Në katër ditë sasia e reshjeve ka qenë sa për gjysmë viti, jo politikë me ujin”, ish-ministri për përmbytjet

“Në katër ditë sasia e reshjeve ka qenë sa për

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka folur në “Fax Neës” për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Panariti shprehet se nuk duhet të bëhet politik me ujin dhe përmbytjen por të punohet për të gjetur një zgjidhe për banorët e prekur.

Ndër të tjera Panariti deklaroi se përmbytjet ndodhin edhe për shkak të ndërtimeve pa kriterë dhe pa lejë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas ish-ministrit, reshjet e katër ditëve të fundit janë të barabarta me atë që binte vite më parë për gjysmë viti.

“Kjo tregon se klimatologjia jonë është në ndryshim. Ajo që flitej për klimën ka ndodhur. Sasia e reshjeve që ka rënë në këto katër ditë është e ngjashme me atë që binte vite më parë për gjysmë viti. Argjinaturat nuk janë bërë gati për të përballuar këtë situatë.

Unë nuk ardhur këtu që të bëj politikë me ujin, nuk është as një problem i pozitës dhe as i opozitës. Është një problem kombëtar që është ndikuar shumë edhe nga ndërtimet pa leje, nga banesa që janë në rrezik konstant dhe me përmbytjen më të parë ato përmbyten.

Pashë një djalë që i thoshte me lot në sy ministrit të Brendshëm se ishte i përmbytur prej shtatë herësh. Kjo e ka një arsye. Ka pasur një sërë investimeshm, jo me paratë e qeverisë po me paratë e Bankës Botërore.

Unë shpresoj që edhe nesër kur të diskutojmë në Kuvend duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për strategjinë që do të ndjekim për ti përballuar këto rrethana. Duhet të presim që situata të përmirësohet sepse edhe tani në momentet që flasim ishte duke rënë shi me gjyma. Të mos spekulojmë po të evidentojmë të gjitha dëmet.

Fillimisht mbaj mend në 2015-ën që u futëm me shpejtësi për të shpërndarë ndihma, ushqime bazë dhe natyrisht dhe ujë të pijshëm”, u shpreh Panariti.

Të fundit