Flash News

KRYESORE

“Në katin e 11-të pallati tundet mirë”, si e përjetoi gazetari i njohur tërmetin e fortë mbrëmë në Tiranë  

Ashtu siç njoftojnë edhe institutet e sizmologjisë vendase dhe ndërkombëtare, një tërmet i fortë ka përhapur sërish panik në Shqipërinë Qendrore.

Epiqendra këtë herë ka qenë në Lezhë me magnitudë 4.3 të shkallës riheter. Edhe pse disa kilometra larg Tiranës, shumë persona e kanë ndjerë dhe e kanë përjetuar. Gazetari dhe moderatori i njohur, Dritan Hila tregon si i ka përjetuar ato pak sekonda në katin 11-të në mesnatë,

“Në doni besoni apo jo, por sot në ora 00.50 shijova tërmetin. Isha ulur në divan dhe meqë jam kati 11-të, pallati tundet mirë.

Po shkruaja por sipas këshillës së Heminguejit. Provojeni. Nuk është aq i frikshëm”, shkruan Dritan Hila, ndërsa poston edhe një foto të tavolinës së punës, ku veç laptopit tregon edhe dy shishe alkool.

Të fundit