Flash News

KRYESORE

“Ne kemi djegur veten me cigare, edhe Rexhepi i ka ato shenja”, Xhisiela Maloku rrëzon dëshminë e parë

“Ne kemi djegur veten me cigare, edhe Rexhepi i ka ato shenja”,

Ashtu siç ishte parashikuar që në fillim të këtij skandali, Xhisiela Maloku ka mohuar dhunën e ushtruar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Gjatë intervistës për emisionin ‘Open’, Xhisiela ka deklaruar së dëshmia që ka dhënë më 30 korrik përpara nënkomisar Emiljano Nuhut, është e pavërtetë.

“Aty ndodhën thjesht zënka normale, vetëm një shuplakë. Këtë gjë e kam kallëzuar nga xhelozia që kisha ndaj Rexhepit”, deklaron sot Xhisiela sa i përket dhunës së pretenduar në dëshminë e parë, brenda dhomës së një hoteli.

E pyetur përse e tërhoqi kallëzimin ndaj Rexhepit, vajza thotë: “Më tha më dil e më tako, më kërkoi falje dhe u pajtuam.”

Sa i përket kallëzimit që pasoi të parin, Xhisiela sqaron: “Ai iku me një tjetër me pushime, pastaj nga inati shkova e denoncova prap.”

Lidhur me deklarimet e bërë në dëshminë e parë se Rexhepi e ka djegur me cigare, Xhisiela Maloku thotë se ato plagë i ka shkaktuar vetë. Madje, shton ajo, edhe Rexhepi i ka ato shenja.

“Ne e kemi djegur vetë veten me cigare, kur ishim të zënë. Po të shkoni dhe të shikoni, edhe Rexhepi i ka ato shenja. Ne digjnim veten kur ziheshim me njëri-tjetrin”, tha vajza.

“Vetëm për një zënkë është bërë i gjithë ky shoë mediatik”, tha Xhisiela.

Të fundit