Flash News

KRYESORE

Në kërkim nga Prokuroria për lidhje me Habilajt edhe një gazetar i njohur, ‘Rilindja Demokratike’: Ka humbur Artan Hoxha

Lajmi për tre urdhërarrestet ndaj drejtuesve të Policive në Vlorë dhe Dhërmi si të përfshirë në trafikun e drogës, ka prodhuar të tjera lajme, të cilat mbetën të konfirmohen zyrtarisht. Në disa portale është raportuar mbrëmë se janë 40 persona nën hetim për lidhje të mundshme me bandën e Habilajve.

Ndërkohë, në faqen e gazetës ‘Rilindja Demokratike’ është publikuar lajmi për hetimin që ka nisur ndaj një gazetari të njohur, i cili dyshohet se përmes deklaratave televizive është përpjekur të sabotojë hetimet. Kjo gazetë e lidh këtë hetim drejtpërdrejtë me gazetarin investigativ Artan Hoxha.

“Në kërkim nga Prokuroria edhe një gazetar, prej ditësh ka humbur Artan Hoxha”, është titulli që ‘RD’ i ka vendosur artikullit.

Artan Hoxha nuk ka qenë i pranishëm në studiot televizive këtë javë për shkak se ndodhet në Johanesburg të Afrikës së Jugut, ku po merr pjesë në Kongresin e 10 Botëror të Gazetarisë Investigative. Vetë gazetari ka publikuar disa foto nga Johanesburgu, ku po qëndrojnë edhe disa gazetarë të tjerë shqiptarë.

Të fundit