Flash News

KRYESORE

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 27-vjeçari; policia: Në mjet iu gjet një armë zjarri me fishek në fole, gati për qitje (VIDEO)

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet

Një person në kërkim për ‘vrasje e mbetur në tentativë’ është arrestuar nga patrullat e policisë rrugore te “Pallati me Shigjeta”. Mësohet se, shtetasi  Ladjen Kadilli, ishte shpallur në kërkim pas tentativës për ekzekutimin e Gentian Rahmanit në zonën e Unazës së Re, ngjarje në të cilën viktima mbeti i plagosur në këmbë.

Ai u arrestua pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore ndaj mjetit të tij. Oficerët e patrullës pas kontrollit kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Ladjen Kadilli ishte preson në kërkim.

Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës. Gjate kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole). Kujtojmë se në 26 gusht Kadilli u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, pasi u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho, që degjeneroi në kanosje me armë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë ndaj Kadillit për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik" dhe "Armëmbajtje pa leje"

Njoftimi i plotë i policisë:

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme "Shigjetat".

Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg'', për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje"

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Të fundit