Flash News

KRYESORE

Në kërkim prej muajsh për tre vepra penale, arrestohet 44-vjeçari nga Shkodra

Në kërkim prej muajsh për tre vepra penale, arrestohet

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur arrestimin e 44-vjeçarit Bardhok Planaj, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Prej disa vitesh Planaj kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Të fundit