Flash News

KRYESORE

Në kërkim të ‘Bashkëpunëtorit X’, Enkeleid Alibeaj jep detaje të reja

Në kërkim të ‘Bashkëpunëtorit X’, Enkeleid

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur detaje të reja mbi regjistrimin audio të publikuar sot nga PD, ku sipas demokratëve, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj flet me trafikantët. Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, deputeti Alibeaj deklaroi se përgjimi është bërë gjatë periudhës kur qeveris Fatmir Xhafaj, ndërsa shtoi se ‘Bashkëpunëtori X” është një trafikant droge.

“Nuk është garë besueshmërie midis asaj që themi dhe asaj që duhet të besojmë. Një person i dënuar për trafik droge, i ka bërë këto. Është një histori qeveritarësh dhe ministrash të Brendshëm të zhytur deri në grykë me trafiqe. Peshqit e mëdhenj bien vetë në rrjetë. Nuk është e rëndësishme kush e ka sjellë apo si e ka bërë, kjo ngjarje e vëllait të Xhafajt është reale”, tha Alibeaj.

I pyetur nga gazetari Babaramo se si është analizuar se personit që flet është vëllai i Fatmir Xhafajt, Alibeaj sqaroi: “Mënyra e vetme është për të analizuar faktet në një trajektore historike. Daton nga vendimi i gjykatës italiane, Casacioni, më 2012, që kishte për synim hetimin e një grupi kriminal, që vepronte në dy kontinente, ku në Shqipëri kishte bazën e tij të fortë. Këtu ishte i përfshirë dhe Agron Xhafaj, i cili në fund rezulton se është dënuar me mbi 7 vjet burg. I dënuari Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg. Vendimin e gjykatës italiane duhet ta ekzekutonte”.

Të fundit