Flash News

KRYESORE

Në kërkim të lirisë/ Me dosje voluminoze në dorë, i shoqëruar nga efektivë policie, Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda

Në kërkim të lirisë/ Me dosje voluminoze në dorë,

Me një dosje voluminoze në dorë dhe i shoqëruar nga efektivë policie, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

AI është marrë nga banesa e tij te Kodra e Diellit me një automjet policie dhe është dërguar në ambientet e gjykatës, ku zhvillohet nga momenti në moment seanca para Gjykatës së Apelit ku ka ankimuar vendimin që e ka lënë atë në ‘arrest shtëpie’ më 12 maj.

Në kë masë sigurie, Tahiri ndodhet prej dy javësh.

Çështja do të gjykohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Për akuzën e parë, trafik droge, Kodi Penal parashikon nga 10 deri në 20 vite burgim. Për akuzën e korrupsionit nga 4 deri në 12 vite burg.

 

 

Të fundit