Flash News

KRYESORE

“Në Këshillin e Evropës është rikthyer Rusia”, ish-deputeti komenton justifikimin e zv.ministrit: Provokacion shumë i rëndë

“Në Këshillin e Evropës është rikthyer

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu e quan provokim të rëndë qëndrimin e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili pak më parë deklaroi se ‘Këshilli i Evropës është një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia”, duke ju referuar vendimit që KiE mori për të mos marrë pjesë në vëzhgimin e 30 qershorit.

Shehu thotë se dikush duhet t’i shpjegoje Rilindjes se është hera e parë në historinë e Shqiperisë demokratike që ndodh diçka e tillë.

Për të qartësuar gënjështrat qeverisëse, ish-deputeti demokrat sqaron se Rusisë nuk i janë pranuar akoma kredencialet për tu rifutur në KiE, që mbas agresionit në Ukrainë.

 

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Per te qare e per te qeshur "justifikimi" i Qeverise!!

E pabesueshme, zv. Ministri i nje nga dikasteret me te rendesishme edhe ne maredheniet nderkombetare, leshon “xhevahirin” e radhes, qe dedukton sikur:

--Vendimi i Keshillit te Europes per tu terhequr nga monitorimi i farses se votimit te 30 Qershorit, qenka bere nen influencen ruse.

A e di ai dhe kjo Qeveri se nje deklarate e tille absurde perben nje provokacion shume te rende edhe ndaj atij institucioni prestigjioz e shume te rendesishem, vecanerisht kur eshte fjala per te drejtat e lirite njeriut, demokracine e proceset e votimi.

Dikush duhet t’i shpjegoje Rilindjes se eshte hera e pare ne historine e Shqiperise demokratike qe ndodh dicka e tille shume e rende e shume domethenese, vecanerisht kur lexon motivimin: --Paqartesi per procesin zgjedhor e mungese e sigurise.

Keshilli i Europes eshte “roje” e vlerave europiane e demokratike, aty dominon koncepti e vizioni i BE-se, gje qe perpiqet tja tranzmetoje edhe vendeve te tjera antare, qe nuk jane pjese e asaj familje.

Masa te tilla kane ndodhur shume ralle, ne disa raste shume te vecanta ndaj ndonje vendi tjeter te tille, kur ka pasur kriza serioze demokracie e devijim nga parimet e saj.

-----Dhe ne fund si qartesim per genjeshtrat qeverisese:

Rusise nuk i jane pranuar akoma kredencialet per tu rifutur ne KiE, qe mbas agresionit ne Ukraine.

PikerIsiht keto minuta po behet nje diskutim i tille aty ne Asamble,  mbas te cilit do te votohet.

Deri tashti ka shume kundershtime si nga Britania etj.

 

 

Të fundit