Flash News

KRYESORE

“Në këtë rrugë i futi nëna”, flet xhaxhi i Blerta Josifit: Më mirë mos ta kisha parë atë natë në urgjencë' Tani s'duron dot dritën, por kërkon ushqim

“Në këtë rrugë i futi nëna”, flet xhaxhi i

Xhaxhai i Blerta Josifit, Dhimitraq Paskali ka akuzuar nënën e vajzave, Zhanetën për tragjedinë që tronditi mbarë opinionin publik pak ditë më parë në Kombinat.

Duke folur në emisionin ‘Me zemër të hapur” në ‘news 24’, ai fajësoi nënën e vajzave, si personi që u mësoi rrugën drejt sektit fetar ku dyshohet se u indoktrinuan.

“Në këtë rrugë i futi nëna e tyre. Blerta ishte shumë e lidhur me të dhe mendoj se nuk e ka thënë para oficerëve në dëshminë e saj. Ajo i futi në këtë rrugë se ishte edhe pa shkollë”, tha xhaxhai i Blertës, i cili tregon edhe gjendjen e vajzës kur e kishte parë për herë të parë pas dy vitesh.

“Më mirë të mos e kisha parë. E kam parë në urgjencë pas disa orësh që u dërgua nga policia. Ajo nuk qëndronte dot e ulur, por tani është mirë dhe ka nisur të hajë, pak dhe shpesh. Ka filluar të lëvizë edhe duart, edhe pse akoma nuk duron dot dritën”, thotë xhaxhai i vajzës së mbijetuar.

Sipas tij, vajzat ishin të arsimuara dhe kishin lënë punën para disa vitesh për t’ju përkushtuar fesë.

Të fundit