Flash News

KRYESORE

Në Kinë ulen ndjeshëm rastet me koronavirus, sa të tilla u shënuan sot

Në Kinë ulen ndjeshëm rastet me koronavirus, sa të tilla u

Kulmi i shpërthimit të koronavirusit në Kinë ka përfunduar. Kështu deklarojnë zyrtarët kinezë.

Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha se rastet e reja po koronavirusin kanë ardhur duke u ulur.

Ditën e sotme në 12 mars janë shënuar vetëm 15 raste të reja në të gjithë Kinën.

Provinca Hubeit, e cila është vatra ku shpërtheu virusi regjistroi vetëm 8 raste të reja me Covid-19. Kjo është hera e parë që krahina ka regjistruar më pak se 10 të infektuar në një ditë, shkruan BBC.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, përparimi i koronavirusit në vend është ngadalësuar ndjeshëm.

Kina po zbaron masa të rrepta për lëvizjen e njerëzve si një përpjekje për të ndaluar më tej përhapjen e infeksionit.

Me ngadalësimin e virusit, autoritetet kanë filluar me kujdes të lehtësojnë kufizimet.

Disa bizese janë rihapur. Më herët, zyrtarët e Hubei njoftuan se kufizimet e udhëtimit do të hiqen më tej.

Të fundit