Flash News

KRYESORE

Në komunizëm e drejtonte i ati. A do ta marrë D. Bushati Shkodrën në qershor? Ja objektivi i ish-ministrit  

Në komunizëm e drejtonte i ati. A do ta marrë D. Bushati

Kryeminstri Rama i ka ngarkuar ish-ministrit të Jashtëm, pas shkarkimit 'kujdestarinë' e qarkut të Shkodrës në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Ky qark ka 5 bashki dhe objektivi i ish-ministrit socialist, sipas një intevistë dhënë Albanian Daily News, është që "të marrim një rezultat më të mirë se në vitin 2015'.

Atë vit PS e humbi Shkodrën, një bashki që nuk e ka marrë asnjëherë që pas rënies së komunizmit.

Ndër pesë bashkitë e qarkut, PS ka marrë Pukën dhe Fushë Arrëzin, duke humbur Shkodrën, Lezhën dhe Vautn e Dejës.

Ditimir Bushati është i biri i Sulejman Bushatit, ish-Sekretarit të Parë të Komitetit të Shkodrës. Komitetet në komunizëm kryenin funksionet e bashkive të sotme. Sfida mbetet: a do ta marrë Ditmir Bushati Bashkinë e Shkodrës, të cilën dikur e drejtonte i ati?

Të fundit