Flash News

KRYESORE

Në Kosovë nuk mund të shihet klipi i Elvana Gjatës, reagon këngëtarja

Ditën e sotme, Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Off Guard”, në bashkëpunim me reperin amerikan Dolla Sign.

Mirëpo kënga ka pasur një problem pasi nuk mund të shihej nga ata që jetojnë në Kosovë.

Sipas “Prive.al”, nëse klikohet në kanalin e saj në Youtube, ata që banojnë në Kosovë nuk mund të kenë akses pasi mbi video shfaqet mesazhi ku thuhet, “ngarkuesi nuk e ka bërë këtë video të shfaqet në shtetin tëndë”.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Elvanës e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, është shprehur se shumë shpejt ky problem do të zgjidhet.

“Jemi informuar për problemin aktual të mos disponimit të videos në disa territore dhe “Sony Music” si label i këtij materiali muzikor, është duke u marrë me korigjimin. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

 

Të fundit