Flash News

KRYESORE

"Në Kosovë u deshën 24 orë, në Shqipëri muaj", sugjerimet e ambasadorit gjerman për zgjedhje ‘të mira’

"Në Kosovë u deshën 24 orë, në Shqipëri

Ambasadori i Gjermansië në Tiranë, Peter Zingraf ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë.

I pyetur nga televizioni A2 se çfarë mangësish pati procesi zgjedhor në Shqipëri që i zgjati votimet me muaj, ndërsa në Kosovë u mbyllën brenda ditës, Zingraf tha se thelbësore janë dialogu dhe depolitizimi i komisioneve administrative të procesit zgjedhor.

 “Sigurisht që votat në një proces zgjedhor do të duhej të numëroheshin sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e besimit të qytetarëve.

Nisur nga puna në Parlament në të shkuarën, ndër të tjera edhe nga ekspertë gjermanë, janë nxjerrë disa përfundime që janë përpunuar në formën e projektligjeve, të cilat sigurisht merrnin në konsideratë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në këto propozime parashikohet edhe mekanizmi i depolitizimit të strukturave apo komisioneve zgjedhore. 

Unë nuk kam një formulë magjike për të gjetur zgjidhjen. Një nga elementët e zgjidhjes do të ishte bashkëpunimi në kuadër të Reformës Zgjedhore. Kemi konstatuar një kontakt të parë dhe do të gëzohesha nëse do të mbërrihej në një dialog konstruktiv”-deklaroi Peter Zingraf.

Të fundit