Në krye të ‘Bindjes Demokratike’, çfarë mendonte Patozi për ‘opozitën e re’ dhe Edi Ramën

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi është një ndër emrat që flitet së do të jetë në krye të partisë ‘Bindja Demokratike’, që pritet të përbëjë ‘opozitën e re’. Në një intervistë për emisionin ‘Byro Politike’, më 8 prill, Patozi shprehur hapur mbështetjen për deputetët që thyen vendimin e PD-së dhe LSI-së për tu bërë pjesë e parlamentit.

“Unë midis dy palëve [opozitës së vjetër dhe asaj të re] zgjedh të dytën. Është akt më i përgjegjshëm ta marrësh një mandat që s’ta ka falur askush. Emrin në listë ta ka vënë kryetari i partisë vetëm pa u konsultuar me askënd”, nënvizoi Patozi, duke shtuar:

“Edi Rama është i kënaqur me hyrjen e tyre në Parlament. Edi Rama u thotë: Betë mirë që erdhët, ju nuk jeni taman opozita, por jeni kot”.

Në media është përfolur se pak ditë më parë, eksponentë të ‘Bindjes Demokratike’ duke përfshirë edhe Patozin kanë pasur një takim më kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ku kanë marrë ‘bekimin’ e tij.