Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në krye të hekurudhave në Kosovë një student i ‘Kristalit’, u diplomua gjatë kohës që punonte në Itali
'Insajderi' ka zbuluar se vitin e kaluar pesëdhjetë e nëntë deputetë votuan që në pozitën e kryesuesit të bordit të një institucioni të emërohej një njeri që ka të kryer vetëm shkollën e mesme. Ai posedon një diplomë të nivelit Baçelor të përfituar në universitetin “Kristal” në Shqipëri. Ky universitet është mbyllur pas përfshirjes në skandalin e shitblerjes së diplomave. Ministria e Arsimit nuk e ka bërë nostrifikimin e diplomës së tij.
Arsim Berisha, kryesuesi i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, është një prej shumë njerëzve që posedon një diplomë të dyshimtë të universitetit “Kristal” në Shqipëri. Para disa viteve ky universitet është mbyllur për shkak të shitblerjes së titujve akademik. Shumë të diplomuar aty kanë probleme për t’u punësuar në pozita të larta publike.
Por, imazhi negativ i “Kristal”-it nuk ka ndikuar për keq në karrierën e Berishës. I ka ndodhur e kundërta. Është avancuar.
Më 28 tetor të vitit të kaluar, Berisha ka marrë përkrahjen e shumicës parlamentare që ishte udhëhequr nga koalicioni PDK-LDK. Insajderi ka zbuluar se qeveria dhe parlamentarët në tetor të vitit 2016 ishin në dijeni se diploma e Berishës e marrë në “Kristal” ishte e pavlefshme. Ishin në dijeni që nuk ishte e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Kosovë.
Përkundër diplomës së dyshimtë, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Kuvendi i udhëhequr nga Kadri Veseli kishin përzgjedhur që të procedonin me emërimin e Berishës në krye të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Deri në kohën e emërimit në këtë post të lartë, Berisha ishte një zyrtar i degës së LDK-së në Klinë. Universiteti “Kristal”, në Shqipëri është mbyllur në gusht të vitit 2014. Është bërë i famshëm për skandalin e shitblerjes së diplomave. Të bëmat e “Kristal”-it kishin bërë çuditur edhe mediat në Itali. Renzi Bossi, djali i një ish-kryetari partie në Itali, kishte diplomuar në “Kristal”. Nuk e kishte ditur asnjë fjalë shqip dhe nuk kishte shkelur asnjëherë në territorin e Shqipërisë.
Dokumentet që hedhin dyshime për blerje të diplomës nga Berisha
Insajderi ka siguruar dosjen e Arsim Berishës, e cila është shqyrtuar nga komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik. Dokumentet tregojnë se Berisha kishte dorëzuar diplomën e tij të marrë në “Kristal”, universitetin e mbyllur për shkak të shitblerjes së titujve akademik. Shënimet në diplomën e tij të nivelit të parë baçelor tregojnë se Berisha ka diplomuar më 20 korrik të vitit 2009.
Në kohën e diplomimit në nivelin e parë të studimeve në “Kristal”, Berisha ishte në moshën 42 vjeçare.
Po ashtu, një dokument tjetër i dorëzuar për shqyrtim nga Berisha hedh më shumë dyshime për diplomimin e rregullt të tij. Në CV-në e tij të dorëzuar në komision parlamentar shënon se Berisha ka qenë i punësuar në sektorin e hekurudhave në Itali, përkatësisht në F.E.R.V.E.T.S S.p.a nga viti 2001 deri në vitin 2009.
Insajderi ka pyetur Berishën se si ka arritur që në të njëjtën kohë të ishte i punësuar në Itali dhe të ndiqte studimet në universitetin “Kristal”. Berisha nuk ka dhënë përgjigje në këtë pyetje. Insajderi e ka pyetur Berishën edhe për diplomën e tij të panostrifikuar nga Ministria e Arsimit.
“Lidhur me pyetjet e parashtruara, me respekt ju udhëzoj që t’i drejtoheni Komisionit për Zhvillim Ekonomik. Po ashtu, sa i përket diplomës sime dhe vendit – institucionit ku unë kam studiuar, në rast se jeni të interesuar të dini më shumë, luteni të kontaktoni me çdo institucion që ofron informata të sakta dhe objektive lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Berisha.
Kryesuesit të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave i është treguar se Ministria e Arsimit ka konfirmuar për Insajderin se diploma e tij nuk është nostrifikuar. Berisha nuk ka komentuar më tutje. Ministria e Arsimit, në përgjigjën dhënë Insajderit, ka deklaruar se Berisha nuk ka bërë asnjëherë kërkesë për nostrifikimin e diplomës së tij.
“Sipas databazës se qendrës NARIC, z. Afrim Sylejman Berisha, nuk ka aplikuar për njohje/ barasvlerë të diplomës të fituar në Universitetin “Kristal” në Shqipëri. Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC) nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me rastin e lartpërmendur”, ka thënë për Insajderinm, Valmir Gashi këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyçi.
Po ashtu, Gashi ka deklaruar se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar të kërkojnë njohje dhe barasvlerë të diplomave dhe kualifikimeve të Arsimit të Lartë të fituara jashtë Kosovës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38