Flash News

KRYESORE

Në kulmin e krizës politike, Lleshaj: Nëse shqiptarët duan t’i djegin kutitë, le t’i djegin

Në kulmin e krizës politike, Lleshaj: Nëse shqiptarët duan

“Ne sigurojmë që mjedisi i zgjedhjeve të jetë i pakontiminuar nga krimi. Nëse shqiptarët mendojnë që t’i djegin kutitë e tyre të votimit le t’i djegin. Nëse kriminelë apo grupe të caktuara kriminelësh janë kundër zgjedhjeve ata nuk do të lejohen”.

Është kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në studion e 'Mbrëmje në ABC News' të Mirela Milorit, pyetur për menaxhimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Lleshaj nuk preferon të flasë shumë për opozitën dhe arsyet që ajo do bojkotojë zgjedhjet lokale, por për kushtetutën, e cila sipas tij detyron mazhorancën të shkojë në zgjedhje  e vetme.

“Ne jemi të detyruar nga kushtetuta dhe populli shqiptar që të shkojmë në zgjedhje, nëse do aplikonim të njëjtin standard t’i bojkotimin dhe ne do na ndodhë që automatikisht në 1 korrik mos kishim asnjë kryetar bashkie. Zgjedhjet janë si stina, kush është i gatshëm merr pjesë kush jo. Nuk është demokratike të pengosh të tjetër të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk lejohet e s’do lejohet”.

https://www.youtube.com/watch?v=as5a71NxdQw

Të fundit