Flash News

KRYESORE

Në kulmin sezonit turistik, Niko Peleshi kujtohet të promovojë kullat e vrojtimit pa roje

Sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij, por vetëm tani dhe pas disa ngjarjeve tragjike në plazhet shqiptare ku disa persona janë mbytur, Qeveria po kujtohet për kullat e vrojtimit.

Është ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, që reklamon dy kulla të reja vrojtimi në plazhin e Durrësit. Ndonëse ministria e tij nuk lidhet direkt me këtë industri, Peleshi flet për angazhimin e të gjitha ministrive për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Shtohen edhe 2 kulla të tjera vrojtimi në plazhin e Durresit në funksion të rritjes së sigurisë në plazhet tona. Angazhimi i të gjitha ministrive për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, veprim konkret për të mbështetur turizmin, si një nga mundësitë më të mira të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona”, shkruan Peleshi.

Gjithsesi, ashtu siç ka ndodhur edhe vite më parë, në këto kulla, pasi fotot publikohen në faqet e ministrave, nuk qëndron asnjë roje duke i nxjerrë ato jashtë funksionit.

Të fundit