Flash News

KRYESORE

Në listën e preferuar të këngëve gjatë karantinës, Barack Obama ka dhe këngëtaren shqiptare

Në listën e preferuar të këngëve gjatë
Megjithëse nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama vazhdon të jetë një nga personat më me ndikim, qoftë edhe kur bëhët fjalë për një listë të thjeshtë muzikore. Fansat dhe përkrahësit e tij duan të dëgjojnë sa më shumë për pasionet e tij dhe ja ku ai u bën qejfin me "playlist-ën" e tij gjatë karantinës. Në një postim në Twitter, Obama tregon të gjitha këngët që ka dëgjuar dhe në mesin e tyre është edhe një nga bashkëpunimet e këngëtares shqiptare Dua Lipa. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj më të fundit me J Balvin dhe Bad Bunny, “One day” ose “Un Dia” që u publikua vetëm pak javë më parë dhe u pëlqye tej mase.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”,- shkruan Obama në Twitter.

Të fundit