Flash News

KRYESORE

Në luftë me virusin, çfarë po ndodh brenda spitaleve Covid në Shqipëri

Në luftë me virusin, çfarë po ndodh brenda spitaleve Covid

Nga të dhënat e përditësuara të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se në dy spitalet Covid aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

Ministria njofton se në shërbimin Infektiv atualisht janë të shtruar 35 persona , nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Po ashtu, u njoftua se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Ndërkohë, nga shifrat zyrtare të Ministrisë sot janë evidentuar 21 raste të reja me Covid-19.

Të fundit