Flash News

KRYESORE

Në mëngjes u panë në qarkullim, qeveria njoftim të dytë: Nga mesdita nuk ka urbane në Tiranë e Durrës

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook” lajmëron se për shkak të situatës nga koronavirusi, nga mesdita nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës.

Ai sqaron se po përgatitet transport urban për mjekët dhe infermierët.

Sot në mëngjes disa linja të autobusëve urbanë janë parë duke lëvizur normalisht, duke shpërfillur kështu urdhrin e kryebashkiakut.

Kryebashkiaku Veliaj ka reaguar pak më parë në twitter ku ka sqaruar se nuk ka devijim nga urdhri, por është çuar në shtëpi kush punoi turni i 3-të e s'kishte dijeni mbrëmë.

Statusi i Ramës

NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS

🔴PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT

 

 

 

 

Statusi i Veliajt

"Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush qe turni i 3të mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë, sot në mëngjes tek fëmijët, për sa kohë s'kish dijeni mbrëmë. #RriNShtpi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetes! #DoJaDalim"

Të fundit