Flash News

KRYESORE

Në merkato për një mbrojtës, Partizani interesohet për lojtarin e Koresë së Veriut

Në merkato për një mbrojtës, Partizani interesohet për

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega nuk është i kënaqur me mbrojtësit që ka në dispozicion për sezonin e ri prandaj ka kërkuar afrimin e futbolistëve të tjerë për të përballuar kampionatin e gjatë.

Në skenë ka dalë lojtari i Kombëtares së Koresë së Veriut,  Hyon-Uk So për të cilin thuhet se është një lojtarë që bën diferencën.

26-vjeçari, i lindur në vendin diktatorial e ka nisur karrierën në vendlindjen e tij ndërsa më pas është transferuar në Europë, ku është aktivizuar me ekipe të ndryshme si GOSK Gabela (Bosnjë), Zrinjski Mostar (Bosnje) dhe së fundmi në Serbi tek ekipi i Zemunit.

Mundësitë janë që transferimit të realizohet pasi menaxheri i So ka kërkuar një rrogë të përballueshme nga klubi i kuq, 2500-3000 euro në muaj.

Të fundit