Flash News

KRYESORE

Në mes të gjendjes së jashtëzakonshme, nesër Kuvendi voton kryeprokurorin e ri

Ndonëse prej ditësh Shqipëria ndodhet në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme , e shpallur nga qeveria vetëm dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, nga nesër Shqipëria do të ketë kryeprokurorin e ri me mandat kushtetues 7 vjeçar.

Si çdo të enjte, në orën 10.00 nesër pritet të mblidhet seanca e radhës parlamentare, e para pas tërmetit, dhe në rend dite është parashikuar të votohet edhe lista e dërguar prej ditësh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me tre kandidatët e renditur në bazë të pikëzimit:

Olsian Çela me 191 pikë

Arta Marku me 181 pikë

Fatjona Memçaj 167 pikë

 

 

 

 

Ndonëse në situatë emergjence, nesër në Kuvend do të votohet edhe kandidati që do të drejtojë për shtatë vitet e ardhshme organin qendror të akuzës.

Votimi pritet të bëhet sipas rendit të listuar në bazë të pikëzimit. Në rast se kandidati i parë nuk merr 84 vota, atëherë në votim do të hidhen edhe dy të tjerët në listë.

Po ashtu, sipas Kushtetutës, në rast se asnjë prej emrave nuk merr shumicën e nevojshme të votave, atëherë lista rikthehet sërish në KLP dhe automatikisht i pari në listë, që në rastin konkret është Olsian Çela, zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Përgjithshme.

Të fundit